Totaj komenton foton e Abrashit: Babadimri e Albin Kurti maskohen sepse duan ta fshehin identitetin

13 dhjetor 2023 | 19:48

Pas ndarjes së 100 euro nga Qeveria për fëmijët e pensionistët, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i pjesëtareve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Artan Abrashi, e ka quajtur udhëheqësin e ekzekutivit si Babadimër.

“Gëzuar vitin e ri 2024, e ka leshu dorën BABAdimri” ka postuar Abrashi.

Për këtë mesazh reagoi kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin.

“Ajo çka është interesant që Babadimri zakonisht maskohet për me e humb identitetin e vertetë. Kam përshtypjen që kjo Qeveri e ky kryeministër po maskohen për me e humb identitetin sepse hala nuk po e dimë cili është identiteti i tyre a janë premtimet në fushatë apo mënyra e Qeverisjes tash apo propaganda e tyre në rrjetet sociale” ka thënë Totaj

Ai ka thënë qe shteti nuk duhet të bëjë propagandë por të ketë vizion.

“Shteti do të duhej të kishte vizion dhe të kishte një udhërrëfyes të qartë se si duhej të zhvillohej shëndetësia, arsimi, ekonomia, kultura sporti, ligji e reputacioni i Kosovës e të gjitha këto janë duke shkuar në regres prej kur Kurti është në krye të Qeverisë” theksoi i pari i Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, ku janë miratuar…