‘WhatsApp’ njofton risitë, ju vendosni se kush do t’iu shohë nëse jeni online

10 gusht 2022 | 10:56

“WhatsApp” ka njoftuar disa të reja, të cilat do të vihen në përdorim së shpejti. Këto risi përfshijnë mundësinë që ju të fshihni statusin “online”, si edhe mundësinë për të dalë nga grupet e “WhatsApp” pa e vënë re personat e tjerë që janë në grup. Njoftimi për largimin tuaj do t’i shkojë vetëm administratorit të grupit.

Risia tjetër është mundësia për të fshehur informacionin e herës së fundit që kenë qenë online në “WhatsApp” me disa kontakte specifike. Kjo risi ju lejon që ju të bisedoni në “WhatsApp”, ndërkohë që dukeni sikur ju jeni jashtë linje. Ky opsion i ri ju lejon që të vendosni se me cilat prej kontakteve dëshironi të fshihni statusin online dhe me cilët jo. Ju mund t’i ndërroni kur të dëshironi dhe në çdo kohë kontaktet që doni t’iu fshihni statusin online.

Risitë e “WhatsApp” u prezantuan nga Mark Zuckerberg, Themeluesi dhe CEO i kompanisë mëmë të “WhatsApp”-it Meta (më parë “Facebook”), i cili tha se këto risi do të futen në përdorim gjatë këtij muaji.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali kërkon të formojë një ekip kompetitiv për sezonin e…