“Whatsapp” nuk do të funksionojë më në këta celularë

09 maj 16:56

“Whatsapp” është një nga aplikacionet e mesazheve më të përdorur në botë. Mirëpo kompania ka njoftuar se ky aplikacion nuk do të funksionojë në disa celularë. Kjo do të thotë që përdoruesit do të duhet të marrin masa, në të kundërt nuk do të jenë në gjendje të kenë akses në “Whatsapp”.

Pas disa muajsh, në të gjithë celularët që funksionojnë me sistem operativ Windows, “Whatsapp” do të dalë jashtë përdorimit. Kompania shpjegoi se kjo do të ndodhë pas 31 dhjetorit 2019. “Whatsapp” nuk do të përditësojë më aplikacionin për sistemin operativ Windows në smartphone, çka e bën atë të papërdorshëm.

Kjo masë do të prekë edhe disa celularë të tjerë, ata që funksionojnë me sistem operativ Android 2.3.7 dhe më të vjetër, por edhe “iPhone” me sistem iOS 7 dhe më të vjetër.

Lajme të sponsorizuara