“WhatsApp” redukton numrin e mesazheve që mund bëjmë forward

21 janar 2019 | 15:08

“WhatsApp” ka njoftuar se do të limitojë numrin e mesazheve që një përdorues mund të bëjë forward.
Victoria Grand, nënkryetare për politikën dhe komunikimet në “WhatsApp” ka treguar se tani do të kemi të drejtë ta bëjmë forward një mesazh jo më shumë se 5 herë. “Ne po imponojmë një limit prej pesë mesazhesh në të gjithë botën që nga sot”, ka thënë Grand. Para kësaj, një përdorues i “WhatsApp” mund të dërgonte një mesazh tek 20 individë ose grupe. Masa vjen pasi një numër përdoruesish të aplikacionit u ankuan se po përhapeshin lajme të pavërteta nëpërmjet shërbimit. Ky limit do të zgjerohet globalisht, pas masës që u mor për Indinë në korrik, ku përhapja e thashethemeve çoi në disa vrasje atje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Francezi Ousmane Dembele është lënduar në ndeshjen që Barcelona e…