
Wijnaldum: Çekia? Mund të shkonte më keq
25 qershor 2021
| 13:43
Georginio Wijnaldum luan në mesfushë, por një gjë e tillë nuk e ka penguar kapitenin e Holandës të shënojë tre gola në takimet e grupeve dhe të jetë për momentin golashënuesi më i mirë i kombëtares tulipane.
Holanda e mbylli aventurën në grupin C me pikë të plota dhe të dielën do të sfidojë Çekinë në “Puskas Arena” të Budapestit për një biletë në çerekfinalet e “Euro 2020”.
“Nuk mund të them që jam i lumtur me shortin, por mund të na shkonte edhe më keq. E pamë të gjithë se çfarë ndodhi në ndeshjen Gjermani-Hungari. Na pret një rrugëtim i mirë përpara, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një nëse duam të fitojmë ‘Euro 2020’”, ka thënë Wijnaldum.