Will Smith: Kam lexuar Kuranin gjatë muajit të Ramazanit

21 mars 2024 | 13:16

Aktori i Hollywood-it Will Smith, në një intervistë të fundit ka treguar se ka lexuar librin e shenjtë Kuranin gjatë muajit të Ramazanit vitin e kaluar.

“Më pëlqeu thjeshtësia, Kurani është kaq i qartë, kristal i qartë” ka thënë Smith.

Ai vazhdoi duke thënë se ishte i befasuar me ngjashmëritë mes librave të shenjtë të Judaizmit, Krishtërimit, dhe Islamit.

“U habita se si është si një histori, nga Tora përmes Biblës dhe në Kuran. Unë kurrë nuk e kuptova plotësisht Abrahamin si babanë dhe më pas ndarjen me Isakun dhe Ismailin dhe ishte bukur të merrja përfundimin e këtij kuptimi” ka shtuar më tutje aktori.

Smith ka pranuar se pas ngjarjes së tij që ka përjetuar në ‘Oscars’ dy vite më parë, ai është kthyer në spiritualitet për t’u marrë me sfidat e tij. Rikujtojmë se aktori u bë titull kryesor për goditjen në skenë të prezantuesit Chris Rock gjatë mbrëmjes së ‘Oscars’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PO SI S’TË PUTHA NJË HERË NË BUZË   E…