Witkoff: Rindërtimi i Gazës do të kushtojë 50 miliardë dollarë
20 tetor 2025
| 10:26
Steve Witkoff ka sugjeruar se sa mendon se do të kushtojë rindërtimi i Rripit të Gazës.
“Vlerësimet janë në rangun e 50 miliardë dollarëve,” i tha i dërguari special i ShBA-së, i cili ka luajtur një rol kyç në negociatat e marrëveshjes së armëpushimit, “CBS News”.
“Mund të jetë pak më pak; mund të jetë pak më shumë. Mendoj se nuk janë shumë para në atë rajon.”
Witkoff dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, pritet të udhëtojnë për në Izrael sot.



