WizzAir lë 8 pasagjerë nga Kosova dhe Shqipëria në Aeroportin e Brukselit

16 shkurt 2026 | 23:10

Kompania hungareze e fluturimeve “WizzAir” pak orë më parë i ka lënë 8 pasagjerë nga Kosova dhe Shqipëria në Aeroportin “Charleroi” të Brukselit, pasi që ka shitur me shumë bileta se që kishte ulëse në Aeroplan, raporton portali FrontOnline.

Udhëtarët që do të duhej të udhëtonin për në Aeroportin e Tiranës i kanë kaluar të gjitha procedurat aeroportuale, duke kaluar masat e sigurisë, kontrollin e pasaportave dhe para se të hypnin në aeroplan u është thënë se ska vende të lira, pasi që janë shitur më shumë bileta se sa që kishte ulëse aeroplani. Me këtë rast këta pasagjerë janë detyruar të presin deri të martën në mbrëmje(nesër) për të udhëtuar nga aeroporti i Këlnit për në Tiranë.

Disa punonjës të Aeroporti “Charleroi” në Bruksel kanë treguar se pothuajse të përditshme janë problemet e tilla me kompaninë Wizz Air, e cila poashtu të njejtën ditë kishte lënë në Aeroport edhe disa pasagjerë që udhëtonin për në sofje të Bullgarisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësja e shkollës ISP, Luna Beqa, e cila ështa vajza…