Tottenhami befasohet nga Wolves

11 nëntor 2023 | 15:55

Tottenham nuk ka arritur të këndellet as kundër Wolves.

Pasi u mposhtën nga Chelsea, Spurs humbën edhe ndaj Wolves, me rezultat 2:1.

Të dyja golat vendasit i shënuan në kohën shtesë.

Tottenhami e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar që në minutën e tretë me anë të Brennan Johnson.

Por, mysafirët nuk arritën ta mbronin rezultatin.

Pablo Sarabia dhe Mario Lemina ishin heronjtë e Wolves.

Sarabia shënoi në minutën e parë të shtesës, kurse Lemina në të shtatën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raphael Dwamena e donte aq shumë futbollin, saqë sfidoi dhe…