Wolves i jep një goditje të rëndë Arsenalit

24 prill 2019 | 23:03

Wolves i ka dhënë një goditje të rëndë Arsenalit duke e mundur 3:1 në ‘Molineux Stadium’, në ndeshjen e mbetur për xhiron e 31-të të Premierligës.

Rruga për në Ligën e Kampionëve për Arsenalin është vështirësuar edhe më shumë.

Pas humbjes në shtëpi nga Crystal Palace, Arsenal ka pësuar edhe një humbje tjetër, tani në udhëtim te Wolves.

Vendasit patën një pjesë të parë impresionuese, duke shënuar tri gola, me anë të Neves, Doherty dhe Jota.

Krejt çka bëri Arsenal deri në fund të ndeshjes, ishte goli i nderit me anë të mbrojtësit Sokratis.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani shpërdoron edhe mundësinë e fundit që kishte për ta…