Wolves kërkon të transferojë Brojën në verë

19 prill 2024 | 16:09

Armando Broja nuk ka arritur që të gjejë hapësira te skuadra e Fulhami këtë sezon. Ky huazim rezultoi një dështim i madh duke bërë që sulmuesi kuqezi në përfundim të këtij sezoni të rikthehet te Chelsea, kjo ishte e parashikuar edhe në kontratë. Për fat të mirë, për Brojën ka ende shumë admirues, mbi të gjitha në Premier Ligë.

Chelsea po bën plane pa Brojën në skuadër, për këtë arsye është nxjerr në shitje. Pengesa e vetme për klubet e interesuara është kërkesa e lartë e Bluve të Londrës që e vlerësojnë kartonin e tij me 50 milionë paund.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Wolves është një nga skuadrat e interesuara për kartonin e sulmuesit kuqezi. “Ujqërit” do të kërkojnë një qendërsulmues në verë dhe profili i Brojës i përshtatet shumë, por gjithçka mbetet në dorë të klubin londinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…