
WSJ: Irani kërkon t’i japë fund luftës dhe të nisë bisedime me ShBA-në dhe Izraelin
16 qershor 2025
| 16:57
Duke cituar disa zyrtarë të paidentifikuar, “Wall Street Journal – WSJ”, ka raportuar se Irani është duke dërguar sinjale urgjente se po kërkon përfundim të luftës dhe rifillim të negociatave për programin e tij bërthamor.
Sipas medias, Irani ka përcjellë mesazhe drejt Izraelit dhe ShBA-së përmes ndërmjetësve arabë.
Raportohet se në mesin e kësaj fushate ajrore të furishme, Teherani u ka thënë zyrtarëve arabë se është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave – me kusht që ShBA të mos përfshihet në sulmet ndaj Iranit.
Thuhet se Irani gjithashtu ka përcjellë mesazhe drejt Izraelit, duke theksuar se është në interesin e të dyja palëve që përshkallëzimi i dhunës të frenohet.