“ZERO cent për Skënderajn, sepse ata i dhanë Adem Jasharin Kosovës”, Kastrati i PDK-së kritikon Qeverinë për ndarjen e buxhetit

15 dhjetor 2023 | 21:59

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka ironizuar me  kryeministrin Albin Kurti, pasi deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi e quajti “babadimër”.

Sipas Kastratit,  “babadimri Kurti” nuk ka ndarë para nga buxheti i vitit 2024 për komunën e Skënderajt,  ndërsa në komunën e Prishtinës ndau vetëm nga 10 euro për kokë banori, ndërsa nga 103 euro i ndau për kokë banori në Shtimje, pasi sipas tij e kan votuar VV-në.

Tutje ka shkruar se ku është zëri i deputetëve të VV nga Prishtina, Ferizaj e Kaçaniku, pasi në këto komuna nuk kanë përfituar nga buxheti.

Postimi i plotë:

Miq,

ZERO cent për Skënderaj, sepse ata i dhanë Adem Jasharin Kosovës.

Sipas KQZ-së:

në Prishtinë 71.873 qytetarë e kanë votu VV-në.

Atyre BABADIMRI ju ndau vetëm nga 10 euro për kokë banori, ndërsa nga 103 euro i ndau për kokë banori në Shtimje (10 fish më shumë);

URIME KRYEQYTETASVE!

Sipas KQZ-së:

në Ferizaj 35.158 qytetarë e kanë votu VV-në. Atyre BABADIMRI ju ndau ZERO cent;

Sipas KQZ-së:

në Kaçanik 9.854 qytetarë e kanë votu VV-në. Atyre BABADIMRI ju ndau ZERO cent;

Ku është zëri i deputetëve të VV nga Prishtina, Ferizaj e Kaçaniku ???

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj…