WWF dhe 14 organizata të shoqërisë civile u shkruajnë letër krerëve të institucioneve të Kosovës

22 maj 10:07

Organizata botërore për mbrojtjen e natyrës WWF në Kosovë, së bashku me 14 organizata të shoqërisë civile, u dërguan një letër krerëve të institucioneve të Kosovës, presidentit, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit.

Në këtë letër iu bëhet thirrje krerëve që të shtyjnë çdo vendimmarrje që për momentin nuk është e rëndësishme për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve, e për të cilat vendimmarrje nuk mund të sigurohet transparenca kuptimplotë dhe pjesëmarrja.

“Transparenca e plotë dhe mirëqeverisja janë parësore në këtë kohë, në mënyrë që të mos cenohen të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe vendimmarrja demokratike në shoqërinë tonë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga WWF dhe organizatat bashkëpunëtore.

Organizatat e Shoqërisë Civile thonë se janë të vetëdijshme për kushtet ekstreme në të cilat qeveria po punon, megjithatë ato i kërkojnë qeverisë që ta shtyjë për më vonë çdo vendimmarrje e cila nuk lidhet në mënyrë të menjëhershme me shëndetin dhe sigurinë e njerëzve, e për të cilat vendime nuk mund të sigurohet një pjesëmarrje dhe transparencë e plotë në këtë kohë.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punonjësit e kujdesit shëndetësor në spitalet britanike do të jenë…