Xabi Alonso e përshëndet Realin, këto janë fjalët e lamtumirës nga trajneri spanjoll

13 janar 2026 | 13:16

Xabi Alonso ka reaguar për herë të parë publikisht pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Real Madridit, duke i dhënë fund aventurës së tij në krye të “Los Blancos”.

Trajneri spanjoll e ka ndarë një mesazh emocional, përmes së cilit i falënderon klubin dhe lojtarët, por e pranon se gjërat nuk shkuan sipas pritshmërive.

“Nuk shkoi siç kishim dashur, por jam mirënjohës për këtë mundësi dhe për gjithçka që kam përjetuar këtu”, ka shkruar Alonso, duke treguar profesionalizëm edhe në një moment të vështirë të karrierës së tij.

Shkarkimi i Alonsos erdhi në mënyrë surprizuese, pasi Real Madridi ishte ende në garë për titull në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, megjithatë humbja e fundit dhe presioni i madh për rezultate të menjëhershme çuan drejt vendimit të drejtuesve të klubit.

Ish-mesfushori legjendar i Realit e theksoi gjithashtu krenarinë për punën e bërë me skuadrën dhe i uroi ekipin suksese në vazhdim të sezonit.

“U uroj sukses lojtarëve dhe klubit në sfidat që i presin. Real Madridi do të mbetet gjithmonë pjesë e imja”.

Mesazhi i Alonsos është pritur pozitivisht nga tifozët dhe opinioni sportiv, të cilët e kanë vlerësuar qasjen e tij të qetë dhe respektuese, pavarësisht largimit në rrethana të vështira.

E ardhmja e Xabi Alonsos në bankinë mbetet e hapur, ndërsa emri i tij vazhdon të lidhet me disa projekte ambicioze në futbollin europian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë politike në vend duhet të bëjnë marrëveshje politike për…