Xabi Alonso shuan ‘konfliktin’ me Vinicius Jr

27 nëntor 2025 | 15:21

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso,  ka qetësuar zërat për konfliktin me Viniciusin.

Ai ka thënë se marrëdhënia e tij me Viniciusin është e shkëlqyer.

“Ai është një lojtar kyç për ne, kemi besim të ndërsjellë. Flasim para ndeshjeve. Ai e di çfarë mendoj unë dhe unë e di çfarë mendon ai. Kjo është mënyra më e mirë për të marrë vendime së bashku”, ka thënë ai.

Deklaratat e trajnerit vijnë pas muajsh ulje-ngritje mes tyre; nga përplasjet dhe përjashtimet (uljet në stol) te fjalët e mira.

Sipas medieve spanjolle, ditët e fundit ishin përhapur me forcë zëra për një krisje që e kishte shtyrë Vinícius t’i komunikont Florentino Pérezit se nuk dëshiron të rinovojë kontratën, e cila skadon më 2027.

Dalja publike e Xabi Alonsos shihet si një tentativë për të qetësuar situatën dhe riafirmuar besimin te ylli brazilian, i konsideruar një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të Real Madridit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faza e ligës së Champions-it po hyn në momentin vendimtar,…