Xabi Alonso: Vinicius Jr nuk do të dënohet, çështja është mbyllur

31 tetor 2025 | 11:39

Para përballjes së Real Madridit me Valencian këtë të shtunë, trajneri i Los Blancos, Xabi Alonso, ka sqaruar situatën lidhur me reagimin e Vinicius Junior gjatë Clasicos ndaj Barcelonës.

Ai ka shprehur qartë se braziliani nuk do të marrë ndonjë masë disiplinore.

“Vinicius Jr nuk do të dënohet. Çështja është mbyllur”, ka thënë trajneri spanjoll.

“Ai ka qenë i përsosur në mënyrën se si sqaroi situatën përpara të gjithëve. Nuk ka asnjë rast të hapur lidhur me të, gjithçka është e qartë dhe e sqaruar”.

Alonso vlerësoi transparencën dhe sinqeritetin e sulmuesit brazilian.

“Vini foli para skuadrës të mërkurën dhe ka treguar një qëndrim fantastik. Ai ka qenë i sinqertë, i qartë dhe deklarata e tij ka pasur një fuqi të madhe. Fjalët që i tha bashkëlojtarëve të tij janë më të rëndësishmet në këtë situatë”.

Trajneri gjithashtu theksoi se atmosfera brenda skuadrës mbetet e fortë dhe se përballja me Valencian do të jetë një mundësi për të rikuperuar energjitë pas tensionit të Clasicos.

“Çdo gjë është sqaruar brenda skuadrës, dhe tani fokusi ynë është te loja dhe te rezultatet”, përfundoi Alonso. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë vonë, influencerja dhe aktorja e njohur Arta Elezaj ka…