Xavi, Ancelottit: Reali i mësuar me përmbysje, por ne jemi më të uritur

04 prill 2023 | 15:26

Xavi Hernandez ka statistika mjaft të mira kundër Real Madrid, por kjo nuk e ndal aspak që të ul skuadrën me këmbë në tokë. Sipas tij skuadra e Carlo Ancelottit do të tentojë përmbysjen pas humbjes në duelin e parë.

“Real Madridi mund të paraqitet në mënyrë perfekte nesër. Ata janë mësuar me përmbysje, kanë përvojë në këtë drejtim. Ne do të konkurrojmë, por nuk mendojmë se kemi avantazhe ndaj Real Madridit.  Është e qartë se madrilenët do të bëjnë presion që në fillim, por në dimë të vuajmë edhe pa kontrollin e topit. Shembulli ynë i një ndeshjeje është dita e Superkupës dhe ndeshja në shtëpi. Janë dy shembuj të ndeshjes sonë ideale. Mos harrojmë se do të kemi kampionët aktualë të La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve përballë. Ne kemi punuar për ta kundërshtuar këtë dominim të mundshëm të Real Madridit, e dimë se nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Xavi.

“Ne jemi të uritur për tituj. Duam sukses, kemi futbollistë në skuadër që fituan të parin trofe me Superkupën e Spanjës dhe kjo është e rëndësishme. Kemi fituar Superkupën e Spanjës tashmë, jemi në garë edhe në dy kompeticione të tjera. Pra, kemi mundësi të fitojmë edhe dy trofe të tjerë. Ne e kemi përballur mirë La Liga-n, mund t’i shkojmë deri në fund edhe Kupës së Mbretit”, ka shtuar Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protesta si hyrje në një demokraci të munguar: Me 2…