Xavi: Duhet të luftojmë për krejt titujt e mundshëm

27 tetor 2022 | 12:50

Xavi Hernandez është ende i tronditur nga eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve. Sidoqoftë, trajneri i Barcelonës nuk është dorëzuar ende.

Ai synon fituar trofe të tjerë gjatë këtij edicioni.

Barcelona është në garë për titull të kampionit në Spanjë dhe tash do t’i vazhdojnë garat në Ligën e Evropës.

“Ne duhet të luftojmë për të gjithë titujt e mundshëm në muajt e ardhshëm. Aty janë Europa League, La Liga, Copa del Rey e Supercopa. Jam i bindur se mund të luftojmë në të gjitha kompeticionet”.

“Mendoj se La Liga është në të njëjtin nivel me Premierligën”, ka thënë Xavi pas eliminimit të tri skuadrave spanjolle nga Liga e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naser Berisha shpall të pavlefshëm Diplomën e Bachelorit dhe Masterit…