Xavi: Synonim fitoren, por kundërshtari luajti mirë

11 mars 2022 | 13:49

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e vajtjes në 1/8-at e finaleve në Ligën e Evropës.

Skuadra e Xavit është ndalur në shtëpi nga Galatasaray në një takim ku Barça ka qenë hija e vetvetes. Të mësuar me një ecuri të shkëlqyer në javët e fundit, ajo e mbrëmshmja ka qenë një ndeshje për t’u harruar për Barcelonën.

Edhe Xavi e ka pranuar se skuadra e tij nuk ka luajtur mirë dhe është e detyruar ta kërkojë kualifikimin në Turqi të enjten e ardhshme.

“Ky nuk është rezultati më i mirë për ne, pasi kishim të tjera pritshmëri. Shpresonim të fitonim e të hidhnim një hap të sigurt, por kur nuk shënon gjithçka bëhet më e vështirë. Kishim disa mundësi, por në përgjithësi nuk jemi shfaqur si duhet. Meritë ka dhe kundërshtari, ka thënë Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme, Penelope Cruz, ka vendosur që çmimin Santa…