Xavi zbulon arsyen pse e refuzoi Barcelonën

16 janar 14:26

Xavi Hernandez ka pranuar se ka refuzuar ofertën për t’u bërë trajneri i Barcelonës në fillim të kësaj jave, pasi sipas tij ishte shumë herët. Xavi aktualisht është menaxheri i klubit futbollistik nga Katari, Al Sadd, të cilin e mori në dorë majin e kaluar dhe është nën kontratë deri në verën e vitit 2021. Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal dhe drejtori Oscar Grau u takuan me ish-mesfushorin qendror në Katar të premten e kaluar, ku ata i bënë ofertë Xavit për drejtimin e klubit.

Kjo ofertë ishte kur Ernesto Valverde ishte akoma në pozitën e trajnerit, por shkarkimi i tij u konfirmua të hënën pas humbjes në Supekupën e Spanjës kundër Atletico Madridit. Quique Setien u emërua trajneri i ri i Barçës këtë javë.

“Po, unë mora një ofertë nga Barcelona në një takim me Eric Abidal dhe Oscar Grau por nuk e pranova. Refuzimi erdhi, veçanërisht sepse është shumë herët për të trajnuar Barcelonën, por do të mbetet ëndrra ime në të ardhmen të jem një trajner i Barçës”, ka thënë Xavi.

“Së pari i tregova familjes time dhe pastaj lojtarëve të Al Sadd sepse ata ndoqën çështjen. Për tre ditë nuk isha në pozicionin tim më të mirë, por tani jam tërësisht i përqendruar në Al Sadd”, ka shtuar Xavi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hysen Matoshi - Atdhetarët tanë përherë i ka shquar një…