Xhabir Zharku u arrestua nga Njësiti i Krimeve Ekonomike, policia jep detaje

14 dhjetor 2019 | 22:12

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Po ashtu,  Kelani ka bërë të ditur se Zharku është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’. Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Kelani për “lajmi.net”. Ndryshe, Zharku në të kaluarën ka qenë edhe kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.

Pas konfirmimit të dënimit, Zharku u largua nga Kosova duke i ikur kështu shkuarjes në burg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu,…