Xhaçka dhe Kim vizitojnë Bazën Detare të Pashalimanit: Mundësi transformimi në një projekt të NATO-s

10 korrik 2020 | 13:49

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, së bashku me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë në Bazën Detare të Pashalimanit, ku po vlerësohet mundësia e modernizimit dhe transformimit në një projekt model të NATO-s.

“Me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilluam një vizitë në Bazën Detare të Pashalimanit, për të cilën bashkë me Aleancën po vlerësojmë mundësinë e modernizimit dhe transformimit në një projekt model të NATO-s. Me pas, një udhëtim i shkurtër në Gjirin e Vlorës u mundësua nga anija Butrinti P-134, e cila ka marrë pjesë disa herë në operacionin ‘Sea Guardian’ të NATO-s në detin Egje duke shpëtuar me qindra emigrantë. Me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajmë jo vetëm misione të rëndësishme në teatrot operacionalë por edhe qëllimin e përbashkët për modernizimin e Forcave tona të Armatosura”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” ministrja Xhaçka.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka mbajtur një konferencë për…