Xhafer Gashi, kandidat për deputet në listën e LDK-së
Xhafer Gashi do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”.
“Kryesia e LDK-së, Dega në Obiliq ka propozuar dhe mbështetur kandidaturën time për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë:
Së bashku me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e nëndegëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Obiliq, zhvilluam një takim pune për të diskutuar përgatitjet dhe angazhimet tona lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 28 dhjetorit.
Kishim kënaqësinë që në takim të ishte edhe Ermal Sadiku, një nga figurat më të shquara në fushën e inovacionit dhe teknologjisë në Kosovë, profesionist me vizion dhe kontribut të çmuar në zhvillimin e sektorit digjital, i cili së fundmi i është bashkuar LDK-së.
Kryesia e LDK-së, Dega në Obiliq ka propozuar dhe mbështetur kandidaturën time për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ky besim për mua është një nder i madh dhe një përgjegjësi për të vazhduar përkushtimin ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të vendit tonë.
Na priftë e mbara!
Xhafer Gashi




