Xhafer Gashi nuk arrin të bëhet deputet: Angazhimi im për vendin nuk përfundon me këtë rezultat
Xhafer Gashi ka njoftuar se rezultati zgjedhor nuk ishte i mjaftueshëm që të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Këtë rezultat e pranoj me përgjegjësi dhe me respekt të plotë për vullnetin e qytetarëve”.
“Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për secilin qytetar që ma besoi votën, për secilin që më mbështeti, më inkurajoi dhe që besoi në angazhimin tim. Çdo votë për mua ishte një shprehje besimi që e vlerësoj sinqerisht dhe që nuk e marr kurrë si të mirëqenë”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Ai ka theksuar se Kosova është detyrë prej Zotit që të kujdesemi për të, që ta lëmë më të mirë, më të fortë e më të zhvilluar se që e kemi gjetur ne.
“Prandaj, angazhimi im për vendin, për qytetarët dhe për vlerat që përfaqësoj nuk përfundon me këtë rezultat.
Ai vazhdon, me të njëjtin përkushtim, ndershmëri dhe përgjegjësi publike. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Xhafer Gashi.



