Xhafer Tahiri vazhdon angazhimin në krye të degës së LDK-së në Vushtrri: Koha e fitores ka ardhur

05 maj 2026 | 21:00

Xhafer Tahiri ka rikonfirmuar rolin e tij në krye të degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Vushtrri, duke dhënë një mesazh të qartë për unitet dhe rikthim të fuqishëm politik.

Ai ka shkruar në ‘Facebook’ se synojnë fitoren në zgjedhjet nacionale të 7 qershorit bashkë me ish presidenten Vjosa Osmani.

“Në respekt të plotë ndaj strukturave të Degës dhe vullnetit të anëtarësisë, kam vendosur të vazhdoj angazhimin tim në krye të Degës së LDK-së në Vushtrri, me një qëllim të vetëm: fitoren në zgjedhjet nacionale të 7 qershorit bashkë me Presidenten @vjosa.osmani. Dorëheqja ime nuk ka qenë ikje nga përgjegjësia, por reflektim. Ndërsa sot, ky vendim për të vazhduar është përgjigje ndaj një kërkese të qartë politike: unitet, mobilizim dhe rezultat. E djathta e patriotët po bashkohen, sepse ndryshimi është i domosdoshëm e Vushtrria do të jetë pjesë e këtij ndryshimi. Unë besoj në bashkëpunim, në respekt institucional dhe në një qasje që e vendos interesin e përgjithshëm mbi çdo interes personal apo grupor. Koha e ndarjeve mori fund. Koha e fitores ka ardhur”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit…