Xhaferi: Duket se po shkojmë drejt zgjedhjeve, rezultati do të ishte pothuajse i njëjtë me më pak vota për LV-në

10 shtator 2025 | 15:51

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është shprehur e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare ndonëse siç kanë theksuar në këtë parti ato në logjikë nuk i përkrahin.

Deputeti i kësaj partie, Krenar Xhaferi, ka thënë se në situatën aktuale vendi më shumë po shkon kah zgjedhjet e parakohshme.

“Nuhatja po shkon drejt zgjedhjeve por realisht s’duhet të jetë e tillë. Kemi kaluar një proces zgjedhor dhe një proces tjetër do të ishte pothuajse me rezultat të njëjtët me më pak vota për LV-në si dhe prapë do të duhej marrëveshje politike. Në logjikë s’ka nevojë për zgjedhje por situata në të cilën jemi bllokuar mund të sjell zgjedhje. Ne si LDK jemi të gatshëm çdo herë për zgjedhje por s’i përkrahim në logjikë pasi i pari duhet të ketë pjekuri politike dhe ë arrihet një marrëveshje”, ka thënë Xhaferi për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë…