Xhaferi, Zaevit: Kontrolloj sjelljet e ministrave

26 prill 2018 | 14:44

“Ministër, ulu dhe fshije fotografinë që e keni bërë. Kryeministër, ju lutem të merrni masa për sjelljen e ministrave tuaj. Ky është paralajmërimi i fundit”.

Kështu i ka thënë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, kryeministrit Zoran Zaev, pasi ministri i Shoqërisë Informative, Damjan Mançevski është ngritur nga ulësja e tij për t’i fotografuar deputetët e VMRO-DPMNE-së, raporton “Portalb.mk”.

Ky reagim ka ardhur pas kërkesës së deputetëve të opozitës që të gjithë anëtarët e Qeverisë të marrin pjesë në seancë për pyetje të deputetëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të…