Xhaka i mllefosur me vërshëllimat, shihet duke biseduar me Lulin e “Dardanëve”

19 nëntor 2025 | 00:21

Gjatë ndeshjes Kosovë – Zvicër, ylli shqiptar i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është fishkëllyer në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai është fishkëllyer në çdo prekje të topit, përgjatë tërë minutave sa ishte pjesë e ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.

Pas ndeshjes, Xhaka është parë në një debat të nxehtë me kryetarin e “Dardanëve”, Lulzim Berishën.

Në një video të publikuar nga “Indeks Online”, ku shihen Xhaka dhe Berisha duke debatuar me njëri-tjetrin, me tone të larta.

Ndeshja Kosovë – Zvicër përfundoi 1-1 pas 90-të minutave, me “Dardanët” që kanë shkuar zyrtarisht në “play-off”. Zvicra në anën tjetër shkon direkt në Botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku ka disa fjalë…