Xhaka, i privilegjuar që është pjesë e Sunderlandit

22 dhjetor 2025 | 15:27

Mesfushori Granit Xhaka ka thënë se ndihet më se i nderuar që është pjesë e Sunderlandit, ekip që këtë sezon po paraqitet në Premier League të Anglisë.

Xhaka gjatë verës u transferua te Sunderlandi nga Bayer Leverkuseni dhe menjëherë iu besua shiriti i kapitenit te skuadra angleze.

Ai tashmë është lider i Sunderlandit, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, ndërsa ka edhe një lidhje tejet të fortë me tifozët e klubit.

“Është privilegj të jesh pjesë e këtij klubi dhe të kesh një lidhje të tillë me tifozët. Unë vetëm dua që atyre t’u japim diçka, pasi së bashku jemi më të fortë dhe mund të arrijmë gjëra të mëdha”, ka thënë ndër të tjera Xhaka.

Mesfushori shqiptar shtoi se përvojën dhe cilësinë që ka po mundohet t’ia jap klubit dhe bashkëlojtarëve, ndërsa sa i përket synimit të Sunderlandit, insistoi se mbetet i njëjti, të tubojnë sa më shumë pikë që është e mundur.

33-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028 me Sunderlandin, ekip për të cilin këtë sezon ka 1 gol e 4 asistime në kampionat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fisnik Asllani do të jetë një nga emrat e rinj…