Xhaka i thotë ‘po’  Sunderlandit, pritet miratimi i Leverkusenit

22 korrik 2025 | 13:45

Sunderland është shumë pranë transferimit të Granit Xhakës nga Bayer Leverkusen. 32-vjeçari ka edhe tri vite kontratë të mbetura me klubin gjerman, por është i vendosur të rikthehet në Premier Ligë dhe t’i bashkohet skuadrës së sapo-promovuar angleze.

Xhaka, i cili ka 137 ndeshje me Zvicrën dhe fitoi titullin e Bundesligës me Leverkusenin, ka pranuar kushte personale për një kontratë trevjeçare me Sunderlandin.

Agjenti i tij, Jose Noguera, ka konfirmuar për Sky në Gjermani: “Kemi arritur një marrëveshje paraprake me Sunderlandin. Granit dëshiron të rikthehet në Premier Ligw. Sunderland e emocionon – ai dëshiron ta marrë këtë sfidë. Shpresojmë që Leverkusen do ta respektojë dëshirën e tij për t’u larguar dhe që klubet do të gjejnë shpejt një marrëveshje”.

Sunderland ka shpenzuar tashmë 95 milionë funte këtë verë për gjashtë përforcime, përfshirë edhe transferimin e Simon Adingra nga Brightoni, por ardhja e Xhakës do të ishte një goditje e madhe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë,…