Granit Xhaka, mesfushori i Sunderlandit dhe Kombëtares së Zvicrës, foli në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor i “helvetikëve”, duke folur edhe për temën e Ardon Jasharit, shokut të tij të ekipit zviceran, i cili iu bashkua Milanit gjatë këtij afati kalimtar veror dhe tani është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të rëndë.
“I thashë atij ‘Koha jote do të vijë’. Ardoni ka një të ardhme të shkëlqyer përpara tij dhe me transferimin e tij te Milani, ai ka treguar se mund të luajë për një ekip të shkëlqyer. Është për të ardhur keq për dëmtimin, por ai është mjaft i fortë mendërisht dhe padyshim që do të kthehet edhe më i fortë”, ka insistuar Xhaka.
Krahas Jasharit, edhe Xhaka ishte pranë kalimit te Milanit por në fund përfundoi në Premier League te skuadra e Sunderlandit.