Xhaka kritikon bashkëlojtarët për barazimin ndaj Slavias

09 prill 2021 | 11:26

Skuadra e Arsenalit barazoi në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Slavia Pragës në Ligën e Evropës (1-1).

Golat e të dy skuadrave u shënuan në fundin e ndeshjes, ku fillimisht Nicolas Pepe shënoi në minutën e 86-të, për të barazuar më pas në fundin e ndeshjes Tomas Hole.

Për arsye të mungesës së tifozëve në stadium, është më e lehtë të dëgjosh lojtarët se çfarë po thonë gjatë ndeshjes.

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka u dëgjua duke thënë në fundin e ndeshjes: “Thjesht largoje atë mu* topi nga fusha jonë”. Mikel Arteta dukej se ai ishte dakord me Xhaka, duke pretenduar se lojtarët e tij e mbajtën topin në zonat që nuk u duheshin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani i…