
Xhaka: Ky është vetëm fillimi
04 gusht 2025
| 12:18
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, duke mbajtur menjëherë shiritin e kapitenit në miqësoren kundër Real Betis, e cila përfundoi me humbjen minimale 0:1 për “Black Cats”.
Pas ndeshjes, Xhaka ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë debutim dhe ka dhënë një mesazh optimist për rrugëtimin që e pret me skuadrën angleze. “Mirënjohës për debutimin tim! Ky është vetëm fillimi, do të punojmë fort, do të qëndrojmë të përqendruar dhe do t’i arrijmë qëllimet tona së bashku. Le të nisim”, ka thënë Xhaka. Mesfushori shqiptar, i njohur për lidershipin dhe karakterin e tij në fushë, pritet të luajë një rol kyç te Sunderlandi.