Xhaka merr ‘goditjen’ e parë nga Arsenali

29 tetor 2019 | 17:06

Mesfushori Granit Xhaka është një nga lojtarët më të përfolur në Angli për shkak të episodeve që ndodhën gjatë zëvendësimit të tij në ndeshjen ndaj Crystal Palaces.

Në drejtim të shqiptarit gjatë zëvendësimit kishte fishkëllima të shumta nga tifozët, me lojtarin që nuk u përmbajt, por me ironi ua bëri më shenjë atyre të fishkëllejnë më shumë, duke u larguar menjëherë në drejtim të dhomave të zhveshjes.

Trajneri Unai Emery u shpreh i pakënaqur për këtë gjest të futbollistit, për të cilin paralajmëroi se do të merren masa. Pikërisht masa e parë ka ardhur të martën teksa trajneri vendosi që lë jashtë listës me lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj Liverpoolit, e cila zhvillohet të mërkurën në kuadër të 1/8 së Kupës. Xhaka rrezikon ta humbë edhe shiritin e kapitenit, i cili iu besua vetëm pak kohë më parë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
30.10.2019 Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit Prishtinë 1.…