Xhaka në ekipin e javës në Premier League

30 shtator 2025 | 12:33

Granit Xhaka po e vazhdon shkëlqimin e tij këtë sezon në Premier League të Anglisë, me fanellën e skuadrës së Sunderlandit.

Mesfushori shqiptar që ishte ndër më të dalluarit në fitoren ndaj Nottingham Forestit, ka zënë vend në ekipin më të mirë të javës, ka njoftuar “SportMole”.

Sunderlandi triumfoi 1:0 në udhëtim te Nottinghami, ndërsa Xhaka asistoi në golin e fitores që mysafirët e realizuan në fund të pjesës së parë.

Paraqitja e Xhakës në këtë ndeshje është vlerësuar lartë, duke bërë që 33-vjeçari të përfshihet në formacionin e xhiros së gjashtë pas së cilës Sunderlandi zë vendin e pestë në tabelë me 11 pikë.

Për Xhakën, ky ishte asistimi i tretë këtë sezon në kampionat, ku ka regjistruar gjashtë paraqitje me fanellën e Sunderlandit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar në…