Xhaka nuk largohet nga Leverkuseni

10 qershor 2025 | 13:16

Mesfushori Granit Xhaka duket se ka marrë vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, kanë raportuar mediumet gjermane. Mësohet se Xhaka i ka bërë të ditur Bayer Leverkusenit se nuk dëshiron të largohet këtë verë, përkundër interesimit të madh nga skuadrat tjera.

Po ashtu, edhe Leverkuseni nuk është i interesuar ta shesë Xhakën pasi trajneri Erik Ten Hag llogarit në mesfushorin 32-vjeçar. Në fakt, Xhaka dhe Leverkuseni janë pajtuar se do ta merrnin në konsideratë ndarjen, vetëm në rast të ndonjë oferte të majme.

Xhaka është pjesë e Leverkusenit prej vitit 2023 dhe ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa kohët e fundit, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Milani, Galatasaray, Fenerbahçe e disa skuadra nga Arabia Saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para fillimit të seancës së Dhomës së Popujve të Parlamentit…