
Xhaka po shihet ‘trajner i së ardhmes’ te Sunderlandi
Granit Xhaka, jo vetëm që po e bartë shiritin e kapitenit, por tashmë është shndërruar edhe në lider të skuadrës së Sunderlandit.
Pas secilës ndeshje, mesfushori shqiptar po merr lëvdata për paraqitjet e tij në fushë, duke bërë që Sunderlandi të tubojë 11 pikë pas 6 ndeshjeve në Premier League.
Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka vazhduar sërish me fjalë të mëdha për Xhakën, këtë herë duke vlerësuar lartë lidershipin dhe aftësinë e tij.
“Ne kemi nevojë për një kapiten si Graniti, i cili na jep shumë. Ai e kontrollon ritmin, dhe e kupton lojën si trajner i së ardhmes pasi di si ta menaxhojë në kohë reale”, është shprehur Le Bris.
Xhaka në afatin kalimtar të verës u transferua nga Bayer Leverkuseni te Sunderlandi për 15 milionë euro dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2028.
Në 6 paraqitje këtë sezon në kampionatin anglez, Xhaka ka regjistruar edhe 3 asistime.