Xhaka reagon pas disfatës nga City

07 dhjetor 2025 | 13:14

Granit Xhaka ka reaguar në rrjetin social “Instagram” pas humbjes 3:0 të Sunderlandit nga Manchester City në “Etihad Stadium”, duke kërkuar fokus dhe qetësi para derbit të madh të “Wear–Tyne|.

Mesfushori 33-vjeçar publikoi një foto të tij të zhgënjyer pas ndeshjes, që ishte e shoqëruar me mesazhin: “Nuk ishte rezultati që synonim, por tani fokusohemi te ndeshja e radhës. #GX34”.

Postimi i Xhakës ka marrë mbi 17 mijë pëlqime dhe mijëra komente mbështetëse nga tifozët, të cilët e inkurajuan para sfidës së rëndësishme të javës së ardhshme.

Sunderland e nisi mirë takimin kundër Manchester Cityt, por një goditje e devijuar nga Ruben Dias zhbllokoi rezultatin.

Joshko Gvardiol shënoigolin e dytë, p♪7rpara se Phil Foden ta vulos rezultatin e takimit që u luajt të shtunën.

Skuadra e Sunderlandit  pati disa raste për t’u rikthyer në lojë, përfshirë goditjen e fortë të kapitenit Xhaka që qëlloi shtyllën kur rezultati ishte 2:0.

Tani vëmendja e Sunderlandit është e gjitha te derbi me Newcastle Unitedin, ndërsa Xhaka ka bërë thirrje për rikthim të menjëhershëm te rezultatet pozitive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të përfundohet karriera me trofe është e veçantë për secilin…