Xhaka shënon golin e parë në Premierligë këtë edicion – shpëton Sunderlandin nga humbja
03 nëntor 2025
| 23:25
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka shënuar golin e parë në Premierligë.
Në ndeshjen mes Sunderlandit dhe Evertonit, e cila përfundoi me rezultat 1:1, Xhaka ishte heroi i skuadrës vendase.
Ai barazoi rezultatin në minutën e 46-të, me një goditje nga afërsia, duke i dhënë Sunderlandit një pikë të vlefshme në shtëpi.
Më herët, për Evertonin kishte shënuar Iliman Ndiaye në minutën e 15-të të ndeshjes.
Ky gol shënon një moment të veçantë për Xhakën, që po tregon formë të mirë në aventurën e tij të parë në elitën e futbollit anglez.



