Xhaka startues te Sunderlandi ndaj Leedsit

03 mars 2026 | 12:57

Kapiteni Granit Xhaka do ta udhëheqë Sunderlandin në ndeshjen kampionale kundër Leeds Unitedit në kuadër të Premier Leagues.

Xhaka do të jetë startues te Sunderlandi dhe kjo është ndeshja e tij e dytë rresht që luan prej minutës së parë prejse u rikthye nga lëndimi.

Dueli Leeds United – Sunderland, luhet sot prej orës 20:30 dhe i takon xhiros së 29-të në Premier League të Anglisë.

Xhaka ndaj Leedsit do ta regjistrojë paraqitjen e 25 në kampionat këtë sezon, ku e ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 5 asistime.

Sunderlandi është në krizë të rezultateve pasi në katër ndeshjet e fundit ka regjistruartri humbje e një barazim dhe zë vendin e 12 në tabelë me 37 pikë, gjashtëmë shumë se Leedsi që renditet tri pozita më poshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid po përgatit një goditje të madhe në merkato,…