Xhavit Haliti: Albin Kurti duhet të trajtohet për shëndet mendor

03 dhjetor 2025 | 22:04

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur të papërgjegjshme qeverisjen nën kryesimin e Albin Kurtit.

Ai ka thënë se strategjia e Kurtit është që ta vë opozitën sa më keq në opinion, dhe që t’u tregojë ndërkombëtarëve se ai i merr vendimet.

Sipas Halitit, Kosova është nën sanksione të Bashkimit Evropian për shkak të politikave të gabueshme dhe narrativës së paqartë politike që ka krijuar Qeveria Kurti.

“Në qeverisje ka qenë, është një parti e papërgjegjshme dhe një kryeministër që duhet të trajtohet në një variant tjetër, qoftë ai edhe psikologjik. Nuk e kuptoj ndryshe. Ka liderë shteti që janë të sëmurë. Ai të shkojë te doktori, të bëjë kontroll te mjeku, njerëz jemi, kemi probleme me shëndetin, burgu e ka bë të veten, njerëzit e bëjnë të vetën…”, ka thënë Haliti në “Konfront”. /Koha.net

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtari i njohur…