Xhavit Haliti komenton shkrimin e Dimal Bashës kundër UÇK-së, kritikon edhe PDK-në për votën pro

23 shtator 2025 | 20:06

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë në FRONTAL të T7 tha se PDK’ja ka gabuar që e ka votuar Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit.

Haliti tha se shkrimi i Bashës kundër UÇK’së, që sipas tij, nuk ka rëndësi a ka shkruar në atë artikull apo jo, por nënshkrimi i tij, ka ndiku negativisht dhe ai artikull është përdor kundër Kosovës nga Serbia dhe vendet armike të Kosovës.

“Ky bashkëpunu me një segment me një nyje të asaj gruas maqedonase që ka qenë e parapagume prej Serbisë me diskreditu UCK dhe artikulli që e kanë bërë bashkë, s’është me rëndësi a ka shkru ai naj sen në artikull, por ky e ka firmën e tij aty, ka ndiku negativisht dhe është përdor nga Serbia dhe vendet armike të Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë me tregu se qe ky është shqiptar i Kosovës e ka shkru. Nuk i bën nder parlamentit me qenë ky kryetar, edhe pse i ka fitu votat, dhe po besoj që duhet diçka me bo.

Po, për mua shumë ka gabu që e vetoi, Institucioni i përgjegjësisë nuk aplikohet te na. Ndoshta kanë menu që është mirë, por nuk është dashtë me u votu”, tha Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e PDK-së në Lipjan dhe ajo e Nismës kanë…