Xhavit Haliti merr urime nga liderë rajonalë dhe ndërkombëtarë pas rizgjedhjes deputet

11 janar 2026 | 20:03

Xhavit Haliti ka pranuar këto ditë mijëra mesazhe urimi për rizgjedhjen e tij deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka falënderuar në Facebook të gjithë ata që e kanë uruar; presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ish-ministrin e Financave, Arben Malaj, dhe prefektin e Qarkut të Korçës, Nertil Jole, si dhe nga kolegë deputetë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, nga Parlamenti Evropian, Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Postimi i plotë i Halitit:

Mijëra urime!

Faleminderit, President Begaj!
Faleminderit kolegë, miq dhe qytetarë!

Këto ditë kam pranuar mijëra mesazhe urimi nga qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë, si dhe nga personalitete të larta institucionale, përfshirë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ish-ministrin e Financave, Arben Malaj, dhe prefektin e Qarkut të Korçës, Nertil Jole, si dhe nga kolegë deputetë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, nga Parlamenti Evropian, Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Faleminderit nga zemra për çdo urim dhe përkrahje!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frazën për shkelje kushtetuese si “superkriminalitet” që e kishte artikuluar…