Xhavit Haliti: Të merret vendim që sportistët e sporteve luftarake t’u kthehen stërvitjeve

31 maj 2020 | 22:32

Një nga figurat kryesore të PDK-së, Xhavit Haliti, ka kërkuar që të merret vendim që sportistët e sporteve luftarake t’u kthehen stërvitjeve.

Ai ka thënë se “kemi obligim si shtet dhe shoqëri që t’i trajtojmë̈ me prioritet e jo të bëhemi pengesë për sukseset e tyre në të ardhmen”.

Postimi i plotë i Halitit:

Krahas masave tjera lehtësuese, sonte do të duhej të merrej vendim që sportistët e sporteve luftarake t’u kthehen stërvitjeve.

Përderisa deri dje të gjithë̈ jemi krenuar me sukseset e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit, Akil Gjakovës…sot kemi obligim si shtet dhe shoqëri që t’i trajtojmë̈ me prioritet e jo të bëhemi pengesë për sukseset e tyre në të ardhmen. XHH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia e koronavirusit ka pezulluar të gjitha aktivitet sportivë në…