Xhavit Haliti uron “Epokën e re” për 20-vjetorin e themelimit

13 shkurt 2020 | 18:28

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht zyrtarë i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti, ka uruar gazetën e përditshme “Epoka e re” për daljen në treg të numrit të 6000 dhe 20-vjetorin e themelimit të saj.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se gazeta “Epoka e re”, ajo që eci krahpërkrah me Kosovën e lirë, demokratizimin shtetshpalljen e shtetndërtimin saj, e ka botuar të enjten numrin e 6000-të. “Para disa ditësh i ka mbushur 20-vite. Sa shumë kujtime dhe emocione që na ngjallë ky përvjetor i saj! ‘Epoka e re’, përherë shembulli i guximit në mbrojtje të lirisë, jo vetëm të shtypit, dhe vlerave të liribërësës së Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të faleminderit ‘Epoka e re’! Suksese të mëtejme dhe vazhdo të mbetesh e re!”, ka shkruar Haliti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete…