Xhavit Jashari thotë se organizatat e dala nga lufta nuk do të lejojnë aksione të tilla

25 shtator 2020 | 12:17

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka kritikuar aksionin që është duke zhvilluar sot policia e EULEX-it në zyrat e organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së.

Ai ka thënë se institucioneve të Kosovës duhet t’u vije turp që lejojnë gjëra të tilla.

Para medieve, Jashari ka bërë me dije së këto organizata nuk do të lejojnë më sjellje të tilla.

“Ne nuk do të lejojmë që të vijnë pa asnjë urdhëresë dhe pa paralajmërim. Mund të jenë edhe kriminelë të Serbisë. Janë të maskuar, flasin gjuhë të ndryshme dhe një pjesë flasin sllavisht. Ne nuk do të lejojmë gjëra të tilla. Lirinë e kemi fituar me luftë dhe gjak dhe nuk lejojmë të na marrin”, ka thënë Jashari, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leo Messi ishte një nga lojtarët më të afërt të…