Xhavit Ukaj mohon se fyu dhe sulmoi Vjosa Osmanin

10 korrik 2020 | 23:54

Deputeti Xhavit Ukaj ka thënë se në tensionin që pati me kryeparlamentaren Vjosa Osmani kishte të drejtë të nervozohej edhe ai edhe ajo.

“Ka qenë një fjalosje plotësisht e drejtë edhe nga ana ime edhe asaj”, ka thënë ai për klankosova.tv.

Ai mohoi se ka përdorur gjuhë banale apo ofenduese ndaj Osmanit. “I mohoj këto natyrisht, kamerat janë aty dhe mund të vërtetohen. As nuk e kam sulmuar. Ajo e ka keqpërdorur pozitën që nga fillimi”.

Sidoqoftë në video shihet se Ukaj çohet nga ulësja e tij dhe i drejtohet me gisht e me fjalë të ashpra Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se halli…