Xhemaili: Vetëvendosja vazhdimisht i ka dhunuar qytetarët e dëmtuar institucionet

30 mars 2020 | 20:58

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,  Bajrush Xhemaili përmes një postimi të tij në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar rreth mbjelljes së urrejtjes nga eksponent të ndryshën të Lëvizjes Vetëvendosje kundër kundërshtarve politik.

Madje, Xhemaili ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë ushtrime të shumta me vite të tëra duke dhunuar qytetarët në mes të rrugës dhe poashtu duke dëmtur edhe institucionet e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Xhemailit:

Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do t’i falet kurrë, historikisht, për mbjelljen e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit e aq më tepër përgatitjen e një vëllavrasje të përgjakshme.

E, Vetëvendosja veç kanë bërë ushtrime të shumta me vite, duke dhunuar njerëz në mes të rrugës, duke hedhur gaz lotësjellës në Kuvend, e mollotov në institucione e nëpër oborre të njerëzve, në emër të një kauze të rreme dhe, tash, duan që në emër të zgjedhjeve të reja, të përmbysin Kosovën, veç pse nuk duruan që me votë të lirë, nga perfaqësuesit e popullit, e në mënyrë demokratike, t’i merret besimi për të qeverisur!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka reaguar ndaj deklarimeve të…