Xhemajli: Me platformën tonë për rimëkëmbjen, çdo familje do ta ketë një mjek familjar dhe dy infermierë

10 shkurt 2021 | 17:37

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Bajrush Xhemajli, i cili në listën zgjedhore për deputetë e ka numrin tetë, ka thënë se me platformën e tyre për rimëkëmbjen çdo familje do ta ketë një mjek familjarë dhe dy infermierë, dhe rritja e pagave për personelin mjekësor, e lënë në gjysmë nga pushtetet e kaluara.

Ai ditën e sotme e nisi duke pirë kafe së bashku më bashkëshorten e tij Shahadijën,  e cila është mjeke specialiste e stomatologjisë.

Postimi i Xhemajlit në “Facebook”:

Kafen e mëngjesit, si çdo ditë, me Shahadijen, e cila si mjeke specialiste e stomatologjisë, ka shumë ide e kërkesa për ta bërë një sistem shëndetësorë më të mirë.

Me #Rimëkëmbjen, çdo familje do të ketë një mjek familjarë dhe dy infermierë, dhe rritja e pagave për personelin mjekësor, e lënë në gjysmë nga pushtetet e kaluara, do të bëhet realitet. Ata që kujdesen për shëndetin tonë, meritojnë paga dinjitoze, në përputhje me rëndësinë e shkollimit dhe punës që bëjnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete në radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, me…